Mos vallë Bajerni do të kthejë në Mynih Tiago Alkantarën?!

Këto janë hipoteza mediatike, të cilat lidhen me diçka që mund të jetë duke u diskutuar. Tek Bajerni kanë nevojë për një mesfushor të fortë mbrojtës, por të cilin nuk po e gjejnë dot. Deklan Rajs zgjodhi Arsenalin, ndërsa Kalvin Filips dhe Sofian Amrabat thuhet se nuk bindin plotësisht. Në “Zebener Shtrase”, sipas mediave, po mendojnë që Xhoshua Kimih të kthehet në mesfushor mbrojtës, nga mesfushor ofensiv që është tani. Kush do të jetë në rolin e sotëm të Kimihut? Propozimi është për të kthyer Tiago Alkantarën nga Liverpuli, ndonëse mund të ketë edhe zgjedhje të tjera.

Sfidanti.al