Bavarezët ende shpresojnë që ta marrin sulmuesin e madh anglez, ndonëse mediat bavareze tregojnë për një problem. Ky problem është se (sipas këtyre mediave) Harri Kejn nuk ka kërkuar që të largohet nga Totenhemi, një kërkesë që do ta detyronte klubin anglez që të pranonte. Gjithsesi, Bajerni ka shpresë dhe besohet se ka përgatitur një ofertë prej 93 milionë eurosh për kartonin e kapitenit të Anglisë. Nuk dihet nëse kjo ofertë do të mjaftojë, apo në Mynih do të detyrohen të ofrojnë më shumë, ndërsa ende nuk dihet nëse Kejn vërtet do të kërkojë të largohet nga Totenhemi.
Sfidanti.al