Këto para janë për rrogën, pasi sulmuesi erdhi me parametër zero nga Borusia e Mynshengladbahut. Flasim për Markus Turamin, djalin e yllit të madh të Francës, mbrojtësit Liliam Turam, i cili shpreson të shkëlqejë në Serinë A. Interi e mori 25-vjeçarin dhe i ofroi 6 milionë euro në sezon, ndërsa akordi është për 5 vite, pas 4 edicioneve që kaloi në Gjermani. Në kontratë parashikohet një klauzolë transferimi prej 95 milionë eurosh, që gjithsesi është shumë e vogël në krahasim me traditën spanjolle ku klauzolat nisin nga 400 milionë euro për të arritur në 1 miliardë.
Sfidanti.al