Nuk mund të thuhej se ishte diçka që pritej. Basketbolli shqiptar do të ketë dy risi për sezonin e ardhshëm dhe njëra prej tyre padyshim që ishte një e papritur. Federata vendosi që të shkrijë një një turne të vetëm, Superligën dhe Kategorinë e Parë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Nuk është e qartë se përse ndodhi kështu, por si rrjedhojë Vllaznia e Shkodrës, një ekip historik i koshit kuqezi, shpëton nga rënia nga kategoria. Gjithashtu, Partizani rekordmen i titujve do të ngjitet në Superligë, edhe pse nuk ia doli dot në fushën e lojës. Sipas vendimit të Federatës kjo formulë e kampionatit do të vlejë vetëm për një sezon, atë 2023-2024, dhe më pas gjithçka do të kthehet si më parë.
Vendimi i dytë i rëndësishëm i Këshillit Drejtues ishte për kufizimin e lojtarëve të huaj. Secila skuadër mund të marrë të huaj sa të dëshirojë dhe të ketë mundësi, por në parket njëkohësisht mund të ketë vetëm tre prej tyre. Ky ndryshim i pjessshëm ndodh që t’u japë mundësi basketbollistëve shqiptarë që të aktivizohen.
Sfidanti.al