Milani, 33 milionë euro dhe një huazim për tre përforcime!

Pritja ka përfunduar. Milan nis fushatën e blerjeve në merkato me tre goditje të njëpasnjëshme. Priten zyrtarizimet, por mediat italiane janë të sigurta se klubi kuqezi ka zgjedhur Premier Ligës për të bërë “Pazar” në këtë sesion të tregur të transferimeve. i pari është Ruben Loftus-Çik, mesfushori anglez i Çelsit. Edhe më parë në shënjestrën e klubit milanist futbollisti ka pranuar ofertën për tu veshur me ngjyrat kuqezi. i konsideruar si një “xholi” në mesfushë, 27-vjeçari do t’i kushtojë Milanit rreth 18 milion euro.

Nga Çelsi vjen edhe blerja tjetër e pritshme e “Djallit”. Bëhet fjalë për Kristian Pulisiç. Futbollisti kroat vlerësohet 15 milion euro dhe duhet të zëvendësojë Brahim Diaz, që u kthye te Real Madrid pas përfundimit të huazimit. Duke qënë se ka një pasaportë kroate, pra është komunitar, 24-vjeçari ndihmon Milanin edhe për listën e Champions.

Transfrimi i tretë për klubin kuqezi është në sulm. i kërkuar edhe më parë, Xhanluka Skamaka pret që Milan dhe Uest Hem të bien dakord për t’u kthyer sërish në Serinë A (në huazim), pas një aventuare jo shumë të suksesshme në Premier Ligë. Me këto tre blerje, “Djalli” kërkon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe në të njëjtën kohë të qetësojë tifozët, aspak të lumtur me largimin e Paolo Maldinit dhe shitjen e Sandro Tonalit.

Sfidanti.al