Autokritika e Musialës: Do të mësoj nga gabimet tek Bajerni

Bavarezët e kishin njërin nga lojtarët më të mirë, ndonëse në fazën e dytë nuk ishte në maksimum. Xhamal Musiala mbetet ylli i ri i futbollit gjerman dhe i Bajernit, ndonëse duhet të mësojë nga gabimet e kaluara. Këtë e pranon edhe vetë “i zoti i punës”, ndërsa flet për mediat në Bavari. “Këto faza (me gabime) janë të rëndësishme, – thotë ai, – ne mund të mësojmë prej tyre. Shpesh isha i nervozuar, por nuk duhet humbur besimi në vetvete. Ne donim të fitonim më shumë trofe, jo vetëm Bundesligën. Po ashtu edhe me kombëtaren. Besoj se do të kemi nxjerrë mësime nga kjo, që nga sezoni i ardhshëm”.

Sfidanti.al