Bajerni i jep 2+1 vjet kontratë 33-vjeçarit Kajl Uolker

Një rrezik jo i vogël për një futbollist që është shumë i mirë, por që ka provuar edhe ndonjë dëmtim dhe që mund t’i shtohen lëndimet në të ardhmen. Bajerni është i vendosur për të marrë Kajl Uolkerin nga Mançester Siti dhe mund t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare dhe me mundësi për ta shtuar edhe me një sezon tjetër. Nuk është praktikë shumë e përhapur tek Bajerni sepse lojtarët e vjetër nuk marrin kontrata të tilla, por për Uolkerin mund të bëhet përjashtim edhe pse është 33 vjeç. Kjo sepse vjen nga Mançester Siti, dhe e kërkon edhe Milani.

Sfidanti.al