Gega triumfon në Europianin ekipor, vendos një rekord dhe barazon një tjetër!

Luiza Gega arriti një tjetër fitore të madhe në karrierën e saj. Atletja më e mirë shqiptare për të gjitha kohët triumfoi në garën e preferuar të 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian Ekipor që po zhvillohet në Poloni. Kampionia e kontinentit doli e para me kohën 9 minuta, 17 sekonda e 31 të qindat, duke arritur fitoren e saj të 11-të në kampionatet europiane. Ky është barazim i rekordit europian, që e mbante atletja e shquar, Lalova. Ajo vendosi rekordin e kampionateve europiane ekipore, që më parë mbahej nga një atlete ruse, duke e ulur me 6 sekonda. Po ashtu, Gega ndihmoi Shqipërinë të arrinte vendin e 8-të në kampionat, ndërsa vendi i 9-të u humb për vetëm 99 pikë. Ky është rezultati më i mirë i arritur nga ekipi shqiptar në të gjitha kohët në kampionatet e kontinentit. Më herët, 33-vjeçarja fitoi në garën e 5 000 metrave.

Sfidanti.al