Nuk ka më dyshime. Pritet firma në kontratë dhe prezantimi, por duke nisur nga sezoni i ardhshëm Ilkai Gyndogan do të luajë për Barcelonën. Mesfushori gjerman është liruar nga Mançester Siti dhe mbeten vetëm formalitetet që ai të quhet zyrtarisht një futbollist i kampionëve spanjollë. Gyndogan do firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon. Futbollisti 32-vjeçar kërkohej me ngulm nga Ksavi, ndërsa edhe vetë dëshira e tij ishte për të ndryshuar ambjent, pas një sezoni fantastik me Mançester Sitin, në të cilin bëri 51 paraqitje me 11 gola dhe 7 asistime, ndërsa festoi edhe tripletën historike me trofetë e Premier Ligës, Champions Ligës dhe Kupës së Federatës në Angli.
Sfidanti.al