Hansi Flik nuk lejon që të kritikohet Xhoshua Kimih!

Trajneri i Gjermanisë ka përparësinë se ka qenë dikur teknik tek Bajerni, dhe shfrytëzoi rastin në konferencën për shtyp, në grumbullimin e kombëtares, që të fliste për Xhoshua Kimihun. Mesfushori me numër 6, që cilësohej vazhdimisht se “Djaloshi i Artë” i Gjermanisë, është kritikuar kohët e fundit se po ndikon për keq tek shokët e skuadrës. Flik nuk u pyet për Kimihun, por zgjodhi të fliste vetë. “Më kritikoni mua, por lërini të qetë lojtarët, – tha ai, – Kimih është quajtur deri vjet një talent i madh, ndërsa tani po na del se po dëmton lojtarët. “Xho” ka mentalitet të ngjashëm me Kobi Brajantin dhe Majkëll Xhordanin, por kushdo mund të kalojë ndonjë periudhë të vështirë”. Pra, edhe Fliku e pranon se Kimih mund të kalojë një krizë sado të vogël.

Sfidanti.al