Në 1992, tradita mbi 100-vjeçare e kampionatit anglez u shkatërrua me një goditje. Klubet e elitës u larguan nga Liga e Futbollit, dhe krijuan organizimin e tyre, Premier Ligën, duke u marrë vetë me gjithçka, që nga aspekti sportiv e deri tek financa. Padyshim që sot Premier Liga është një sukses botëror, madje më i madh i klubeve në rruzull. Bajerni e Dortmundi duan të ndjekin këtë shembull, ndërsa kanë kaluar 30 vjet, dhe dy klubet gjermane kanë marrë nxitje nga dështimi i bisedimeve me Ligën Profesioniste Gjermane për investime nga jashtë. “Sport Bildi” thotë se Bajerni e Dortmundi janë të acaruar dhe nuk duan ta dëgjojnë më fjalën “solidaritet”, por është e vështirë në Gjermani të gjesh 18 klube, siç u gjetën 20 apo 22 në Angli, për të krijuar Premier Ligën.
Sfidanti.al