Ç‘kryevepër bardheblu! Tirana paska “vjedhur” veten…!

Edhe ne na kanë vjedhur, por në fund kemi fituar! Cili i thotë këto fjalë dhe për kë i thotë? Është ish-sulmuesi i Tiranës, Agustin Kola dhe flet për të vjedhurin e radhës, Tiranën “kampione me duar bosh”. Nëse Kola nuk do të kishte lidhje me FSHF-në, me siguri do kishim marrë një shpjegim tjetër. Gjatë intervistës, Kola nuk është ngjitur lart për të gjetur fajin, por është ulur poshtë..tek ish-klubi i tij i futbollit..

“Ishim 5 pikë para dhe nuk ia dolëm. Faji është i joni. Edhe ne në kohën tonë na kanë vjedhur, por në fund kemi fituar” – logjikon me doreza ish-sulmuesi. Në fakt, Tiranën nuk është hera e parë që e vjedhin, por kjo e fundit ishte për në “Luvër”…sepse “pikturën e titullit” ia vodhën me aksion jo në një ndeshje, por në dy tri ndeshje. Faji i vetëm i Tiranës në këtë mesele është se ka frikë ta prishë lidhjen me ata që e vodhën. Dhe nuk është lidhje shpirtërore, si nëpër libra apo në filma, por lidhje e “fshehtë” financiare…

Sfidanti.al