Përse Orges Shehi ndihet i tradhëtuar tek Tirana?!

Përgatitjet kanë nisur, por duket se qetësia nuk është e plotë. Tek Tirana, si thuajse kudo në futbollin shqiptar nuk mungojnë problemet, të cilat i ndjen edhe ekipi nënkampion e trajneri Orges Shehi. Së pari, tekniku durrsak tregon se përse refuzoi ofertat nga jashtë dhe vendosi të qendronte. Flitet se tek Tirana ka ende lojtarë që nuk janë likujduar financiarisht, dhe se Shehi është i zhgënjyer, e madje ndihet i tradhëtuar. Vetë tekniku nuk flet kaq hapur, por gjithsesi e ka një alarm. “Shpresoj që të kalohen të gjitha problematikat, – thotë ai, – jemi përpara Europës, dhe vjet lojtarët nuk ishin plotësisht të përqëndruar për shkak të problemeve. Shpresoj që këtë vit të jemi të përqëndruar dhe nëse mundemi, të mundemi nga kundërshtari, jo nga gabimet dhe problemet tona”. Shehi pohon se tek Tirana ndenji sepse dëshiron të marrë revanshin për humbjen e titullit këtë vit, se nga ekipi janë larguar lojtarë, dhe se kërkohen sidomos futbollistë në krahë dhe në sulm.

Sfidanti.al