Basketbollisti nga Serbia vlerësohet me të drejtë për momentin si lojtari më i mirë në botë në këtë sport. Një arritje e madhe, e panjollë dhe i jep shumë krenari qendrës së Denverit që shkoi në Amerikën e madhe që nga Sombori i vogël. i lindur në qytetin e blertë serb, Jokiç tregoi se klasi nuk është vetëm tek përgatitja fizike, dhe se ai nuk ka lindur vetëm në SHBA. Me fitoren e çmimit si Lojtari më i Mirë i Finaleve, ai u bashkua me Adetokumbon, Novickin, Parkerin dhe Olaxhuonin, si të vetmit joamerikanë që ia kanë dalë.
Ai u bë i pari lojtar në historinë e NBA-së që udhëhoqi plej ofin me pikë (600), topa në tabela (269) dhe asistë (186), dhe i 11-ti që fiton disa çmime MVP (dy herë në sezonin e rregullt dhe një herë në finale) si dhe titullin në NBA. Përpara tij ishin Majkëll Xhordan, Lebron Xhejms, Karim Abdul-Xhabar, Mozes Maloun, Stefën Kërri, Tim Dankën, Mexhik Xhonson, Lerri Bërd dhe Bob Petit. Jokiç u bë e para qendër që fiton MVP-në e finaleve që nga Shakill O’Nill në 2002. Natyrisht, ai ka ende vetëm 1 titull ndaj 11 të Bill Rasëllit, 6 të Xhordanit, 5 të Kobi Brajantit dhe 4 të Lebron Xhejmsit, pra rrugën e ka ende të gjatë, por ka hyrë tashmë në elitën e basketbollit amerikan.
Sfidanti.al