Kroacia në finale, Daliç: Ta fitojmë tashmë atë medalje të artë!

Liga e Kombeve e ka sërish skuadrën ballkanase si pretendente. Më parë, Kroacia kishte arritur gjysmëfinalen dhe finalen, ndërsa tani është sërish në ndeshjen fundore me synim titullin. Suksesi në gjysmëfinale ishte ndaj Holandës, me shifrat 4-2 pas kohës shtesë, në një ndeshje të vështirë dhe me përmbysje. Holanda kryesoi 1-0 me golin e sulmuesit Malen, pastaj ballkanasit barazuan me penalltinë e Kramariçit. Pashaliç shënoi të dytin, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Lang barazoi 2-2. Në shtesë, Bruno Petkoviç ishte heroi (ashtu si ndaj Brazilit në Botëror) pasi shënoi golin e tretë dhe fitoi penalltinë që e realizoi Luka Modriç. “Kemi medalje bronzi dhe argjendi, – tha trajneri Daliç, – le ta fitojmë tani medaljen e artë”.

Sfidanti.al