Gjesti i madh i Guardiolës, ia jep stafit të Sitit shpërblimin për Championsin

Trajneri i Mançester Sitit vendosi që të mos i merrte për vete ato para. Natyrisht, 750 000 paundë stërlina janë shumë për një njeri që fiton miliona paundë stërlina në sezon (ndoshta 20 apo më shumë). Gjithsesi, gjesti mbetet për t’u vlerësuar edhe pse jo si ai i dikujt që mund të heqë këmishën e vetme të trupit për të ndihmuar tjetrin. Pep Guardiola vendosi që shpërblimin e tij për fitoren e Championsit t’ia jepte stafit të klubit, përfshi recepsionistët dhe punonjësit e sigurisë, duke i vlerësuar dhe falenderuar për suksesin e ekipit.

Sfidanti.al