Çfarë bën Man. Junajtidi? S’ka më para “me grushte” për Kejnin dhe Osimhenin!

Klubi i “Old Trafordit” nuk ka qenë ndër ata që është kursyer shumë kur ka ardhur puna për të marrë përforcime. Nuk u paguan pak për Varanin apo Kasemiron, sa për të dhënë rastet e fundit, por duket se për momentin tek Mançester Junajtidi po mendojnë ndryshe. Lajmet janë që trajneri Erik Ten Hag nuk është dakord që të paguajë 100 milionë paundë stërlina për Harri Kejnin, aq sa kërkon Totenhemi. Po ashtu, duket se tekniku holandez nuk do të pranojë 120 milionë paundë stërlina për Viktor Osimhenin e Napolit. Në të kundërt, Junajtidi është gati të paguajë nga 40 deri në 60 milionë paundë për sulmuesin 20-vjeçar danez të Atalantës, Rasmus Hojlund.

Sfidanti.al