Zhgënjimi për një finale të Champions League të humbur, por gjithsesi të luajur deri në sekondën e fundit është i madh. Por Inter kërkon të ringrihet shpejt. E vërtetë që nuk fitoi trofeun, por nga sfida e Stambollit, zikaltërit kthehen më të vetëdijshëm për forcën e tyre dhe mbi të gjitha me thuajse 400 milion euro të arkëtuara në këtë edicion, mes shpërblimeve të UEFA-s, të ardhurat nga sponsorat dhe biletat. Një shifër e rëndësishme që i lejon drejtuesëve të Interit të jenë të lirshëm në lëvizjet e tyre në merkaton e verës. Por si fillim në tavolinë janë rinovimet. Pavarësisht se zhgënjeu në finale, Romelu Lukaku vazhdon të bëjë pjesë në planet e zikaltërve.
Për këtë arsye, kërkohet blerja përfundimisht e kartonit të sulmuesit belg nga Çelsi dhe në rastin më të keq të shtyjnë edhe për një tjetër sezon huazimin e tij. Për t’u vendosur edhe e ardhmja e Andre Onana. Portieri kërkohet nga shumë klube të mëdhenj të Europës, por tashmë me financat e shëndosha, Inter mund t’I lejojë vetes të refuzojë ofertat për “gardianin” e tij. Po ashtu, pas pushimeve në tavolinën e boesdimeve do të ulen dhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm për të diskutuar rinovimin si Bastoni dhe Çalhanoglu. Në fund, diskutimi për sulmin. Me Edin Xheko që ka bërë gati valixhet kërkohet një zëvendësues për boshnjakun. Dy janë emrat në listën zikaltër, Mateo Retegui dhe Xhanluka Skamaka.
Sfidanti.al