Askush si Anglia, 6 skuadra të saj e kanë fituar Championsin

Mançester Siti triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe bëri që Premier Liga të ketë një rekord të veçantë. E vërtetë që Spanja dominon me trofetë europianë, por kampionati anglez ka numrin më të madh të ekipeve që kanë fituar Championsin. Këto janë gjashtë, pikërisht Mançester Junajtidi, Liverpuli, Notingem Foresti, Aston Vila, Çelsi dhe Siti. Italia ka si fitues Milanin, Interin dhe Juventusin, Spanja ka Realin e Barcelonën, Gjermania është me Bajernin e Dortmundin, ndërsa Holanda me Ajaksin, Fejënordin e PSV Ajndhovenin.

Sfidanti.al