Me shumë gjasa do të jetë viti 2025, e pra trajneri i shkëlqyer katalanas nuk do të ulet më në të njëjtin stol pas dy sezoneve të ardhshme. Pep Guardiola nuk është se ka thënë ndonjë fjalë publikisht, por mediat angleze shkruajnë se ai ka vendosur thjesht të respektojë kontratën e tanishme që ka me Mançester Sitin. Ky akord përfundon në qershor 2025, dhe më pas Pepi do të tentojë ndonjë aventurë tjetër. Me Sitin, ai fitoi gjithçka, përfshi Championsin e 5 Premier Liga, ndërsa do të synojë Superkupën e Europës e Kupën e Botës për klubet. Triumfe të mëdha arriti gjithashtu me Barcelonën e Bajernin.
Sfidanti.al