Flitet për dy nga futbollistët më të rëndësishëm dhe më të përfolur të ekipit. Francezi i mbrojtjes Pavar dhe mesfushori gjerman Leon Gorecka mund të jenë në rrugën drejt largimit nga Bajerni, por presidenti bavarez, Herbert Hajner, mendon të kundërtën. Pavar pëlqehet nga shumë klube në Europë, dhe Gorecka po ashtu ka admirues, por Hajneri thotë se e sheh këtë dyshe që të vazhdojë në Mynih. Kjo, edhe pse Bajerni ka marrë mesfushorin Laimer nga Lajpcigut dhe pritet Gerrero nga Dortmundi.
Sfidanti.al