Me Pep Guardiolën ka ardhur edhe loja sulmuese e nivelit më të lartë, ndonëse duhet thënë se edhe skuadra është e përbërë nga lojtarë me cilësi të pakrahasueshme. Mançester Siti ka arritur në 3 nga 5 sezonet e fundit të shënojë 100 apo më shumë gola sesa ka pësuar, dhe flitet për 2018-2019, 2021-2022 dhe 2022-2023. Përpara mbërritjes së Pepit, asnjë ekip anglez nuk kishte arritur të shënonte më shumë se 100 gola nga sa kishte pësuar.
Sfidanti.al