Trajneri ka qenë shumë i suksesshëm në Bergamo, duke e kualifikuar një ekip të vogël për në Champions e përgjithësisht për në Europë, duke arritur deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Xhampiero Gasperini është arkitekti i këtyre sukseseve (me Berat Gjimshitin në fushë), por tashmë duket se mund të largohet. “Për të ardhmen do të flasim të hënën, – thotë Gaspi, – e ardhmja ime nuk është gjëja kryesore. Duhet të kualifikohemi për në Ligën e Europës. Mendoj se kemi bërë sezon të mirë, por kam dëgjuar shumë gjëra të këqija”.
Sfidanti.al