Portieri i PSG-së është në gjendje të qendrueshme, por ende në reanimacion!

Sergio Riko e rrezikoi seriozisht jetën pasi u rrëzua nga kali, ndërsa shpresohet që të bëjë kthesën e madhe. Raportet nga Spanja janë që portieri i Paris SG është në qendje “të qendrueshme” apo “stabël”, ndërsa gjithsesi mbetet nën kujdes intensive, pra në reanimacion. Pak ditë më parë, gruaja e tij bëri thirrje në rrjetet sociale “mos na ler vetëm”, ndërsa ende nuk mund të thuhet se Riko ka shpëtuar plotësisht, dhe se në çfarë gjendjeje do të jetë pasi të kalojë rrezikun kryesor.

Sfidanti.al