UEFA mund të përjashtojë arbitrin nga finalja e Championsit

Shimon Marciniak mund të mos e ketë fatin që të drejtojë një nga ndeshjet më të mëdha të karrierës. Arbitri polak mund të përjashtohet nga UEFA dhe të zëvendësohet nga një tjetër në finalen e Championsit në 10 qershor mes Mançester Sitit dhe Interit në Stamboll. Arsyeja për këtë vendim të skajshëm të UEFA-s mund të jetë pjesëmarrja e Marciniakut në një manifestim të forcave ultra të djathta polake.

Sfidanti.al