Çfarë ka ndodhur mes Bajernit dhe Lykas Hernandezit?!

Mbrojtësi i shquar francez, tashmë nënkampion i botës pasi ishte fillimisht kampion, duket se është në rrugën drejt largimit nga Mynihu. Lykas Hernandez ka ndërprerë bisedimet për rinovim të kontratës me Bajernin dhe është më pranë Paris SG. Mediat bavareze shkruajnë se kjo po ndodh sepse klubi gjerman po i ofron mbrojtësit rrogën aktuale, jo rritje, ndërsa PSG është gati t’i japë më shumë. Besohej gjatë gjithë kohës se Hernandez do të rinovonte, por tani duket tepër e vështirë.

Sfidanti.al