Murinjo: Kam raporte të mira me ish-klubet, përveç njërit!

Nuk diskutohet që tek Interi e duan dhe e adhurojnë, e po ashtu trajneri portugez ia kthen afërinë. Zhoze Murinjo dhe zikaltërit janë një dashuri në distancë dhe duket e përjetshme, por tekniku i Romës thotë se ruan marrëdhënie të mira me klubet e ish-ekipeve ku ka punuar, si me Porton, Realin e Madridit, Çelsin apo Mançester Junajtidin. i vetmi përjashtim është Totenhemi, pasi “Mou” shprehet se presidenti Daniel Levi është treguar tepër i ftohtë, shumë i largët dhe aspak bashkëpunues.

Sfidanti.al