Natyrisht, ende nuk ka përfunduar. Futbolli, ashtu si çdo përpjekje në jetë, luhet deri në fund, dhe kështu do të bëjë Bajerni, ndonëse në këtë moment po përjetohet një dështim i madh. Kampionët në fuqi të Gjermanisë rrezikojnë seriozisht të humbasin titullin për herë të parë pas 10 viteve, sepse disfata 1-3 ndaj Lajpcigut mund të jetë fatale. Pavarësisht kryesimit 1-0 me golin e Gnabrisë, bavarezët u shpërfytyruan në “Alianc Arenë”, pra në shtëpinë e tyre, duke e pësuar tri herë. Dortmundi është kandidati i fortë për të fituar Bundesligën, dhe kjo pas dhuratave që po i bën Bajerni. Trajneri Nagelsman është nën presion të madh, pasi dështoi në Champions dhe në Kupën e Gjermanisë, e duket se do të dalë huq edhe në kampionat.
“Kur luan kaq poshtë nivelit tënd, atëherë e ke të vështirë të fitosh ndeshjet, – tha Tuheli, – Kjo që ne po bëjmë nuk është e mjaftueshme. Nuk arrij ta shpjegoj se përse ndodhi diçka e tillë. E pashpjegueshme. Ne harruam të vraponim, harruam të ndihmonim njëri-tjetrin, ne na mungoi guximi. E nisëm shumë mirë, por pas pushimit ishim shumë dobët”.
“Pas horrorit të Bajernit, vjen shigjeta e parë e Tuhelit kundër ish-trajnerit Nagelsman, – shkruan “Bildi”, që shton se Tomas Myler u detyrua ta ndërpriste intervistën, Tronditje tek Bajerni!”
Është sërish “Bildi” që bën një diversion, me pyetjen “kush do të jetë trajneri i radhës i Bajernit?”, ndërsa komenton se shanset më të mëdha për të zëvendësuar Tuhelin i ka Shabi Alonso i Leverkusenit.
Revista “Kiker” boton foton e drejtuesve bavarezë në tribunë gjatë humbjes, duke komentuar se “tek Bajerni nuk vlejnë ndjenjat, si mbetën drejtuesit pa fjalë?!”
Bajerni mund të përfundojë sezonin për herë të parë pa trofe pas shumë vitesh, ndërsa u eliminua nga Championsi i mundur thellë nga Mançester Siti, si dhe u flak jashtë nga Kupa gjermane. Nuk dihet nëse titulli do të arrihet të fitohet.
Sfidanti.al