Bostoni i dorëzuar, Majemi vetëm një fitore larg triumfit

Majemi ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt finaleve në NBA, duke fituar edhe sfidën e tretë kundër Boston. Pas triumfit në dy sfidat e para të luajtura në transfertë për Konferencën e Lindjes, skuadra nga Florida shfrytëzon faktorin fushë, duke dominuar në shifrat 128-102 në përballjen e tretë. Me Xhimi Batler për herë të parë në një mbrëmje aspak të mirë, mendon Vinsent të drejtojë Majemin drejt suksesit me 29 pikë të shënuara. Një paraqitje të mirë bëri edhe Robinson me 22 pikë, ndërsa Batler u mjaftua me vetëm 16 pikë si pasojë e një përqindje të dobët në gjuatjet e tij.

Nga ana tjetër, i vetmi që shpëton në mbrëmjen e errët të Sëlltiks është Xhejzon Tatum. Ylli i Boston u mundua të mbajë në lojë skuadrën e tij, por dy shifrat dopjo 14 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë nuk mjaftuan. Zhgënjyen plotësisht Horford dhe Smart që shënuan të dy nga tetë pikë në humbjen e rëndë të rekordmenëve të baskletbollit amerikan. Me thellimin e diferencës 3-0 të serisë, Majemi afrohet me finalet e NBA, ndërsa mund ta vulosë biletën që në finalen e katërt të Lindjes që do ta luajë sërish në fushën e tij.

Sfidanti.al