Pesë gjigandë të Europës duan të marrin Xhoshua Kimihun

Mediat bavareze janë të alarmuara, ashtu siç duket se është edhe klubi në “Zebener Shtrase”. Xhoshua Kimih është i kërkuari i madh i Europës, dhe për mesfushorën e Bajernit po këmbëngulin disa nga klubet më të njohur të kontinentit. Flitet për Barcelonën, Realin e Madridit, Mançester Sitin, Arsenalin dhe Liverpulin. Mediat në Mynih pyesin nga po vijnë gjithë këto zhurma për 28-vjeçarin. Nuk dihet mirë nëse Kimih dëshiron të largohet nga Bajerni apo të zgjasë kontratën dhe të vazhdojë aty.

Sfidanti.al