Përse “dreqin” Napoli mund të mos e mbajë trajnerin Spaleti?!

Janë disa histori keqkuptimesh, që krijohen nga personaliteti i ndryshëm dhe i veçantë i personazheve. Lajmet që vijnë nga Italia janë që Luçiano Spaleti mund të mos jetë trajner i Napolit për sezonin e ardhshëm! Kjo, edhe pse ishte në drejtim të skuadrës që fitoi titullin kampion pas 33 viteve. “La Gazeta delo Sport” raporton në mënyrë të pabesueshme se raporti mes Spaletit dhe presidentit De Laurentis janë tepër të ftohta, aq sa ata nuk flasin fare me njëri-tjetrin. Besohet, kjo ka ndodhur edhe për shkak të krenarisë dhe sinqeritetit të trajnerit, që nuk është pëlqyer nga presidenti. Spaleti ka kontratë deri në 2024, ndërsa klubi thuhet se ka folur me Benitezin.

Sfidanti.al