Mançester Siti është finalisti i madh i Championsit, shkatërrim për Realin!

E dinin se dikur do të vinte dita e tyre dhe e arritën. Yjet e Mançester Sitit janë në finalen e Championsit, për të dytën herë në historinë e tyre, madje në mënyrën më të lavdishme të mundshme, duke shkatërruar 4-0 Realin e Madridit. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola e kthyen më në fund në gola epërsinë e tyre në lojë, që thuajse nuk mungon kurrë. Bernardo Silva i dha drejtimin ndeshjes me dy golat që në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit ishte Akanxhi që detyroi Militaon të devijonte topin në rrjet6ën e portës së tij, për të ardhur tek rrjeta e fundit, në sekondat shtesë nga Alvarez. Nuk pati sërish lavdi për Erling Halandin, shënuesin më të mirë të Europës këtë sezon, por kjo për faj të portierit Kurtua, që ishte një gjigand i vërtetë, dhe i vetmi që mori vlerësim të lartë tek Reali.

Nuk pati fat dhe mrekulli këtë herë për madrilenët e Karlo Ançelotit, siç ndodhi sezonin e kaluar kur përmbysën Sitin në sekondat e fundit. Kampionia e Anglisë e meritoi duke qenë shumë më lart sesa kampionia në fuqi e Championsit. Pas humbjes së rëndë në finalen e vitit 2021 ndaj Çelsit, të mbiquajturit “Qytetarët” do të përpiqen të fitojnë trofeun e parë në histori. Natyrisht duhet të kalojnë edhe pengesën e fundit, Interin e Milanos në stadiumin “Ataturk” në Stamboll në 10 qershor.

Sfidanti.al