Tirana me 7 shpirtra që e dinim se do të dorëzohej !

I mundi të gjithë “kasandrat” Tirana në Derbin e fundit, madje tregoi se ka shtatë shpirta dhe nuk dorëzohet edhe kur e pushtojnë mungesat. Ky ishte rasti fatlum i Partizanit, për të mposhtur rivalin historik, por bardheblutë dëshmuan se janë të parët në kampionat edhe për forcë karakteri. Cili ekip tjetër në këto rrethana nuk do të kishte dorëzuar armët dhe …të ngrinte duart lart.

Nuk e kishim parë ndonëherë që një ndeshje Derbi të mbyllet në barazim dhe të shijohet si një triumf i madh! Morali ishte i qartë: ata fituan moralisht edhe kundër opinionit dominues se kjo ndeshja do të ishte e Partizanit dhe titulli do të ishte i tyre! Nuk dihet skenari i “produksionit” në javët e fundit te kampionatit, edhe pse Derbi u shit si nje finale e madhe që do ndante shapin nga sheqeri. Dhe Tirana më shumë se kushdo, e di mirë se ne javët e mbetura nuk duhet t’i mbyllë sytë as ne gjumë…

Sfidanti.al