Flitet për mbi 75 000 spektatorë, dhe për mbi 10 milionë euro të ardhura nga biletat. Flitet për duelin e madh të Italisë që do të luhet në “San Siro”, mes Milanit dhe Interit, në kërkim të një vendi për në finale. “La Gazeta delo Sport” shkruan se “Milan e Inter, tashmë ju takon juve, histori, yje dhe stadium me rekord. Derbit nuk i mungon asgjë”. E përditshma kujton emrin e vjetër të Milanos, Mediolanum, që do të thotë një qendër në mes të rrugëve, që lidh rrugët. Duket se të gjitha rrugët e Europës këtë të mërkurë të çojnë në “San Siron” e Milanos.
Sfidanti.al