Një Jokiç i magjishëm i jep fitoren Denverit ndaj Feniksit

Janë vetëm një hap larg finales së Konferencës Perëndimore. Denver Nagets triumfuan me meritë 118-102 ndaj Feniks Sansit duke kryesuar 3-2 serinë gjysmëfinale të plej ofit. i duhet vetëm një fitore për t’ia dalë, e ndoshta do ta bëjnë në Arizonë. Nikola Jokiç ishte më i miri në fushë me tripëll dabëll, 29 pikë, 13 topa në tabela e 12 asistë. Ky ishte tripëll dabëlli i tij i 10-të në plej of duke u barazuar me legjendën Uilt Çembërlen si qendrat që kanë më shumë në historinë e plej ofit në NBA. Durant dhe Buker shënuan nga 26 pikë për Feniksin.

Sfidanti.al