Pati tituj të fuqishëm dhe shprehje bombastike pas gjysmëfinales së parë të Championsit mes Realit dhe Man. Sitit. Gazetat sportive në Spanjë dhe Europë i bënë padyshim jehonë. E përditshmja “Marka” shkruajti për “një finale në “Etihad””, “Sport” e Barcelonës komentoi për “barazim me gola të mëdhenj”. Prestigjiozja franceze, “L’Ekip” komenton për Realin si “sërish i detyruar për të bërë një mrekulli”. “Do të shihemi në Mançester”, titullon “AS”. Në Angli, “Deili Telegrafi” i falet “Mbretit Kevin” (De Brujne).
Sfidanti.al