Ky babai i Halandit sikur të mos jetë norvegjez, çfarë përplasjeje me tifozët në “Bernabeu”!

Alf-Inge ishte në një lozhë në tribunën VIP në stadiumin madrilen, ndonëse këtë herë nuk pati ndonjë kënaqësi nga i biri, që nuk mundi të shënonte. Babai i Erling Halandit, gjithsesi, provoi edhe më keq në “Santiago Bernabeu” sepse mjaft tifozë të Realit u tallën me të gjatë ndeshjes, pikërisht sepse djali i tij nuk po bënte gjë. Edhe pse norvegjez, ai e humbi qetësinë dhe nisi të reagonte, të bënte gjeste të turpshme, dhe madje të hidhte sende (jo të forta) ndaj tyre. Pas kësaj, ndërhynë punonjësit e sigurisë që e larguan babain e Halandit nga tribuna.

Sfidanti.al