Kush mund ta ndalë gjigandin Haland? Këtë e bëka Rydigeri!

Mbrojtësi gjerman u shfaq i jashtëzakonshëm dhe i pagabueshëm, të paktën për një ndeshje. Antonio Rydiger mori notën më të lartë në sfidën e Championsit, Real-Siti, duke anuluar një gjigand si Erling Halandi. Sulmuesi norvegjez, më i frikshmi në Europë këtë sezon, nuk pati thuajse asnjë mundësi, as në tokë dhe as në ajër. Rydigeri u tregua agresiv dhe shumë këmbëngulës, duke marrë vlerësimet nga analistët. E bukura ishte që zgjedhja e parë e Realit ishte Militao, por ai nuk luajti këtë herë, dhe Rydigeri ishte në fushë për këtë arsye.

Sfidanti.al