E konfirmon “La Gazeta delo Sport” që thekson se sulmuesi portugez nuk ia del. Mediat italiane e dinin se vendimi për Rafael Leaon do të merrej rreth kohës së drekës, dhe lajmi “rrodhi” nga Milanelo për në të përditshmet në Apenine. “Nuk ka lajme të mira, – shkruan “delo Sporti”, – Leao më shumë drejt “Jo”-së. Nuk luan ndaj Interit”. Milani dhe Interi luajnë sonte në orën 21:00 në “San Siro” gjysmëfinalen e parë të Championsit.
Sfidanti.al