Jurgen Klop: Mirë që kemi lirinë e shprehjes, dihej që tifozët do të vërshëllenin!

Ka thënë fjalinë e duhur, në momentin e duhur. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, nuk ngurroi të thoshte mendimin e tij duke qenë krejtësisht korrekt në atë që shprehu. Klopi komentoi vërshëllimin e himnit britanik në stadiumin “Anfild”, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Karli III. “Ne kemi lirinë e shprehjes, – tha gjermani, – tifozët thjesht shprehën atë që mendonin, që ndjenin. Dihej që më parë se kështu do të ndodhte. Tifozët nuk janë të kënaqur me mënyrën sesi qeveriset ky qytet”.

Sfidanti.al