Ishte e pritshme dhe ndodhi, ashtu siç ia kishin frikën organizatorët. Liverpuli pranoi që himni “Zot ruaj Mbretin” të ekzekutohej në stadiumin “Anfild”,edhe pse e dinte që tifozët nuk do ta kishin aspak me qejf. Publiku prej rreth 54 000 spektatorësh nuk “zhgënjeu”. Tifozët bënë zhurmë, kënduan e vërshëllyen duke mos lejuar thuajse fare që të dëgjohej himni. Vendimi për të ekzekutuar himnin u mor sepse kjo e shtunë ishte dita e kurorëzimit të Mbretit Karli III.
Sfidanti.al