Historike në Formula 1: Podium spanjoll në provat zyrtare në Majemi!

Në SHBA është shkruar një faqe e re në këtë sport. Në pistën e shkëlqyer të Floridës, në Majemi, tre spanjollë dominuan provat zyrtare në Çmimin e Madh të radhës në Formula 1. Në vend të parë doli Sergio Perez i Red Bullit, fituesi i garës së kaluar. i dyti, dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso, me Aston Martin, dhe i treti Karlos Sainz i Ferrarit. Kampioni i botës në fuqi, Maks Verstapen (Red Bull) niset i 9-ti, Lëklerk i Ferrarit i shtati, ndërsa Ljuis Hamilton nga vendi i 13-të!

Sfidanti.al