Natyrisht kampionati nuk ka përfunduar, por ritmi me të cilin po ecën skuadra e Diego Pablo Simeones është i frikshëm. Një ritëm i tillë ka bërë që Atletiko e Madridit të ngjitet në vend të dytë në La Ligën spanjolle, ndërsa disa javë më parë diskutohej nëse do të kualifikohej për në Champions sezonin që vjen. Fitorja 5-1 ndaj Kadisit e ngjiti në kuotën e 69 pikëve ndaj 68 të Realit të Madridit që padyshim ka skuadër me cilësi shumë më superiore. Kampionët e Europës dhe të Spanjës u mundën dy ditë më parë nga Sociedadi, ndonëse kualifikimi në Champions nuk vihet në rrezik. “Pati shumë nga ata që e humbën besimin tek ne”, – thotë Simeone.
Sfidanti.al