Kjo është mënyra sesi skuadra serbe do të mbajë zi për vdekjen e 9 personave, mes të cilëve 8 nxënës, në një shkollë 8-vjeçare në Beograd. Sonte në 20:30 do të nisë ndeshja e katërt çerekfinale ndaj Realit të Madridit në Euroligë, dhe vendimi i klubit është për të veshur uniformën e zezë. Edhe tifozët e ekipit kanë premtuar se do të respektojnë kujtimin e të vrarëve, dhe se nuk do të ketë asnjë incident në Arenë, ku nuk do të luhet aspak muzikë, dhe do të mbahet një minutë zi. Partizani kryeson 2-1 me fitore dhe kualifikohet për në plej of nëse triumfon sonte.
Sfidanti.al