Sulmuesi i ardhur nga Liverpuli nuk i paska punët aspak mirë. Sjellja e tij nervoze dhe goditja me grusht e Leroi Sanesë kanë bërë përshtypje tek lojtarët e Bajernit dhe mësohet se Sadio Mane nuk është aq i mirëpritur sa më parë. Në mediat bavareze shkruhet për izolin brenda ekipit ndërsa senegalezi nuk ka arritur të japë atë që pritej. Flitet edhe për defekte teknike, ndonëse Mane është tepër i shpejtë, i fortë fizikisht dhe me mentalitet fitues. Pritet që Bajerni të konsiderojë transferimin e tij jashtë skuadrës gjatë verës.
Sfidanti.al