Mund të jetë biznesi i verës, ndonëse nuk është plotësisht e qartë nëse do të ndodhë apo jo. Mançester Junajtidi është gati t’i japë 300 000 paundë stërlina në javë si rrogë Harri Kejnit, nëse kapiteni i Anglisë pranon të kalojë në “Old Traford”. Mediat angleze shkruajnë se 300 000 do të merrte edhe Rashford, ndërsa De Gea do të duhej të pranonte ulje rroge nga 385 000 paunë në javë që fiton sot. Gjithsesi, Totenhemi mund të kërkojë 100 milionë paundë për kartonin e Kejnit.
Sfidanti.al