Lebron Xhejmsi i kthehet rinisë, Lejkërsat pranë kualifikimit!

Me 22 pikë e 20 topa të kapur në tabela, “Mbreti” i basketbollit arriti diçka që në Los Anxhelos nuk ishte parë që nga 2004. i fundit që ia kishte dalë për një ndeshje me të paktën 20 pikë e 20 topa në tabela kishte qenë Shakil O’Nill plot 19 vjet më parë. Lebron Xhejmsi ndihmoi Lejkërsat që të fitonin 117-111 ndaj Memfisit pas kohës shtesë dhe të kryesonin 3-1 serinë e raundit të parë të plej ofit. Mjafton edhe një fitore, dhe liqenasit kalojnë në raundin e dytë. Rivs shtoi 23 pikë, Rasëll 17, ndërsa Entoni Dejvis pati 12 pikë dhe 11 topa në tabela, ndërsa kishte shqetësime fizike.

Sfidanti.al