Të gjithë do të hidhen e do të thonë emrin e të parit, si njeriu që mund të largohet nga skuadra bavareze. Edhe tek Bajerni po mendojnë pikërisht kështu, pra që Leon Gorecka mund të sakrifikohet në verë, dhe në vend të tij të vijë një mesfushor me formë më të qendrueshme, dhe që të jetë më shumë krijues, diçka që mungon që prej largimit të Tiago Alkantarës. Gjithsesi, mediat bavareze shkruajnë se nuk do të jetë e lehtë të gjendet një partner për Xhoshua Kimihun në mesfushë, sepse ky nuk ka një stil kaq shumë të përcaktuar lojë, as nuk është mesfushori “nga cepi në ce”, as tipik mbrojtës dhe as tipik krijues.
Sfidanti.al