Basket, Prishtina akuzon Trepçën për blerjen e arbitrave!

Nëse do të vërtetohet, do të jetë e rëndë. Basketbolli në Kosovë është tronditur nga akuza e ardhur nga klubi i Sigal Prishtinës pas ndeshjes gjysmëfinale të plej ofit ndaj Trepçes. Sfida e tretë mes dy ekipeve në Pallatin e Sportit në Prishtinë përfundoi 86-71 në favor të vendasve, por klubi kryeqytetas doli më pas me një deklaratë zyrtare ku akuzoi miqtë për tentativë për të blerë arbitrat. Në komunikatën e botuar në faqet zyrtare në rrjetet sociale, Prishtina akuzon se ka prova të qarta për blerjen e arbitrave grekë Zaharis dhe Vardaris. Akuza është për një person që ka tentuar të japë paratë, ndërsa deklarohet se gjithçka është e vërtetuar nga videoincizimet. Pas kësaj, Prishtina ka bërë kallëzim për vepër penale ndaj personit në fjalë, të cilit nuk i jepet emri. Kjo, sipas klubit të kryeqytetit të Kosovës ka ndodhur pikërisht në 20 prill, në ditën që do të luhen edhe sfida ndaj Trepçes. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas hetimit nga organet kompetente dhe gjyqit që pritet të zhvillohet.

Sfidanti.al