Nga 12 gjysmëfinalistë të tre kompeticioneve, 5 janë nga Seria A, diçka që nuk ndodhte prej kohësh. Një shifër më e madhe sesa për ekipet angleze dhe spanjolle të marra së bashku. Milani dhe Interi do të luajnë derbin në gjysmëfinalen e Championsit, pra është e sigurt një skuadër italiane në finalen e madhe. Juventusi dhe Roma janë në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, ndërsa Fiorentina është në katër më të mirat të Ligës së Konferencës. Spanja përfaqësohet me Realin e Madridit dhe Seviljen, ndërsa Anglia ka Mançester Sitin dhe Uest Hemin.
Sfidanti.al